Turizmi dentar - Impladent

Turizmi dentar

Turizmi dentar

Shumë italianë dhe jo vetëm shkojnë në vende si Shqipëria për trajtime të ndryshme dentare. Arsyeja është shumë e thjeshtë: çmimet e sherbimeve  dentare në Shqipëri janë shumë më të ulëta sesa në Bashkimin Evropian, por edhe në vende si Kroacia, Hungaria apo Bullgaria.

Pse të zgjedhësh Shqipërinë për turizëm dentar dhe në mënyrë të veçantë ImpladentAl?

Në Shqipëri çdo gjë kushton më pak

Pacientet që zgjedhin Shqipërinë nuk e bëjnë këtë vetëm për trajtimet e dhëmbëve me kosto të ulët, por edhe për shkak se të gjitha gjërat kushtojnë shumë më pak sesa kudo tjetër në Europë: shpenzimet e ngrënies dhe kështu me radhë me transportin, akomodimin etj.

Stafi ynë është shumë profesional dhe i kualifikuar

Përveç sherbimeve dentare me kosto të ulët, ImpladentAl ka një staf të kualifikuar dhe profesional . Ekipi ynë udhëhiqet nga Dr. Brunilda Gashi e cila ka shumë vite përvojë në fushën e stomatologjisë.

turismo dentale
cliniche in Albania

Një ndër klinikat më të mira në Shqipëri

ImpladentAl nuk është vetëm një nga klinikat më moderne në Shqipëri, por edhe klinika që ofron shërbime shumë të specializuara si implantologjia e menjëhershme. Për më tepër, të gjitha materialet e përdorura kanë CERTIFIKIM ISO 9001: 2008.

Ne besojmë në një marrëdhënie të ndershme mes klinikës dhe pacientit. Kjo është arsyeja pse ne ftojmë çdo pacient të shikojë nga afër studion dhe laboratorin tonë. Kjo është mënyra më e mirë për të krijuar një marrëdhënie të bazuar në ndershmëri, transparencë dhe integritet. Ndër të tjera, ne ju ofrojmë të gjithë informacionin që ju nevojitet, të tilla si origjina e materialeve që përdorim, cilësinë e tyre dhe kështu me radhë.

Për të marrë një preventiv nga Impadental  nuk kushton asgjë,  mjafton të keni bërë një grafi 6 muajt e fundit.

Ne kujdesemi për ju!

Pasi të mbërrini në Shqipëri, një person nga ekipi ynë do t’ju shoqërojë gjatë gjithë qëndrimit tuaj. Përveç kësaj, do të keni të gjithë informacionin që ju nevojitet për të shpenzuar kohën që keni në dispozicion sa më mirë që të mundeni. Ne ju japim mundësinë të zbuloni bukuritë e Shqipërisë gjatë qëndrimit tuaj, të provoni kuzhinën shqiptare, të argëtoheni dhe shumë më tepër.

chi siamo

Vizito Impladent Albania! Qesh lirshëm.