ORTODONCIA - Impladent

ORTODONCIA

ORTODONCIA

Ortodoncia eshte dega  stomatologjise qe merret me njohurite e levizjes se dhembeve, zhvillimin kranio-facial dhe shtrirjen e arkatave.

Ortodontisti, parandalon dhe trajton malokluzionet (parregullsite) dentare dhe skeletale. Fusha e ekspertizes eshte trajtimi i nje shumellojshmerie malokluzionesh qe mund te ndikojne ne femijet (pas moshes gjashte vjecare), tek te rinjte dhe madje edhe tek te rriturit.

Dhembet e alineuar dhe marredheniet korrekte mes kockave te nofulles mund te lehtesojne ose te parandalojne problemet shendetesore: dhembet e alineuar saktesisht jane me pak te prirur drejt lezioneve karioze.

Problemet ortodontike te patrajtuara mund te shkaktojne karies, probleme gingivale dhe periodontale, veshtiresi ne pertypje dhe probleme digjestive, konsumim jo normal te siperfaqeve te dhembeve, probleme ne nivel te artikulacionit temporomandibular, qe çojne ne dhimbje koke kronike.

Nje buzeqeshje e bukur gjithashtu ndihmon per te rritur vetevleresimin dhe vetebesimin. Ndikon ne rinimin e fytyres, rimodelimin e nofulles, qafes dhe buzeve.

Shoqata Dentare Amerikane (ADA) rekomandon nje vizite ortodontike brenda moshes 7 vjecare, por nuk ka asnje limit moshe per te kontrolluar sistemin tuaj dentar.

Trajtimi ortodontik tek femijet

Disa femije mund te perfitojne nje vizite klinike qe nga mosha 5, 6 vjeçare. Ne moshen 7 vjeçare, shumica e femijeve kane nje denticion te perzier. Avantazhi per pacientet eshte se disa nga keto anomali mund te korrigjohen me lehte nese zbulohen dhe trajtohen paraprakisht.

Ne viziten ortodontike, ne kryejme grafi panoramike dhe vleresojme prezencen e te gjitha folikujve te dhembeve te perhershem.

Problemet ortodontike mund te jene si te tipit te trasheguar (grumbullime dentare, prania e diastemave, elemente supranumeratum, agenesi, anomali skeletale …), si ato te fituara me kalimin e kohes (te shkaktuar, per shembull, nga thithja e gishtit, frymemarrja orale, gelltitja infantile, higjiena e keqe orale, dalje te hershme ose te vonuar te dhembeve…)

Thithja e gishtit eshte nje zakon i keq qe, nese nuk kapet ne fillimet e saj dhe nuk korrigjohet, mund te coje ne probleme te renda okluzale sic eshte kafshimi i hapur (open-bite).

Disa shenja apo zakone qe mund te tregojne nevojen per nje vizite ortodontike:

  • Thithja e gishtit ose gishterinjve te tjere
  • Veshtiresi ne kafshim ose pertypje
  • Kafshim i gabuar
  • Humbja e hershme ose e vonshme e dhembeve te qumeshtit
  • Kafshimi i faqeve
  • Grumbullimi, keqpozionimi ose inkluzionet dentare
  • Raporte te keqija mes maxilles dhe / ose nofulles ne krahasim me pjesen tjeter te fytyres
  • Devijimet e mandibules ose maksiles gjate levizjeve ose zhurmes

Trajtimi ortodontik tek adoleshentet

Trajtimin ortodontik mund te fillohet nga mosha 9 deri ne 16 vjec. Duke qene se adoleshentet jane ende ne rritje, kjo moshe eshte shpesh koha optimale per te korrigjuar problemet ortodontike.

Duke perdorur nje aparat ortodontik shume paciente ndjejne nje siklet te vogel , pas vendosjes se ketij aparati ose pas modifikimeve te ndryshme dhe aktivizimeve gjate trajtimit. Ne 3-5 ditet e para ndjesia eshte ajo e dhimbjes se lehte ne te gjithe dhembet qe mund te jene ndoshta me delikate nen presionin e shtypjes. Pacientet mund te menaxhojne keto probleme te vogla me cdo anti-inflamator per dhimbjen e kokes.

Buzet, faqet dhe gjuha mund te irritohen per nje ose dy jave derisa te mesoheni me siperfaqen e aparatit ortodontik.

Dylli ortodontik i aplikuar ne braketat qe japin me shume shqetesim ndihmon ne zvogelimin e diskomfortit.

Sot mund te perdorni aparate me pak te dukshme sesa ne te kaluaren. Braketat, te cilat mund te jene metalike ose qeramike, cementohen direkt ne siperfaqen e dhembeve.

Nje tjeter alternative eshte perdorimi nje sere maskerinash plastike ne vend te aparateve tradicionale per te korrigjuar disa problematika (teknika Invisalign).

Teknika Invisalign

Invisalign®, teknika e njohur zakonisht si “ortodoncia e padukshme”, eshte alternativa transparente ndaj aparateve dentare.

Eshte nje teknike ortodontike e koheve te fundit qe lejon dhembet te levizin permes nje sere maskerinash transparente dhe praktikisht te padukshme qe mund ti vendosni vete. Kjo teknike eshte veçanerisht e vlefshme dhe e indikuar tek pacientet e rinj dhe te rritur tek te cilet pritshmerite estetike gjate trajtimit jane me te larta.

Invisalign® perdor ne fakt nje sere maskerinash transparente (maska) individuale. Maskerinat ripozicionojne gradualisht dhembet dhe mund te hiqen per te ngrene, per te pastruar dhembet dhe per te perdorur fillin dentar. Kjo eshte nje teknike ortodontike qe nuk ndikon ne menyren e jeteses se pacientit, pasi maskerinat jane te paduskshme dhe nuk kane tela ose banda metalike qe mund te irritojne gojen.

Dhembet ne nje aparat fiks ortodontike kane nevoje per kujdes te veçante

Pacientet duhet te jene te kujdesshem per te mos ngrene ushqime te forta, ngjitese, krokante. Te mos pertypin lapsa, stilolapsa ose thonj, te cilat mund te demtojne aparatin, dhe si rezultat, zgjasin kohen e trajtimit.

Ortodonti dhe stafi mjekesor do te kujdesen per ti mesuar pacientit se si te kujdeset per dhembet, mishrat dhe aparatin gjate trajtimit.

Bashkepunimi. Suksesi i trajtimit ortodontik eshte nje rruge me dy korsi, e cila kerkon nje perpjekje te qendrueshme dhe bashkepunuese nga ana e pacientit dhe ortodontit. Per te perfunduar me sukses planin e trajtimit, pacienti duhet te jete i kujdesshem per te lare dhembet, per te mbajtur aparatin, per te shmangur ushqimet qe mund te demtojne aparatin dhe te ndjeke cdo vizite kontrolli.

Trajtimi ortodontik te të rriturit

Sot, një 40-vjeçar ka para tij, potencialisht, 60 vjet të tjera për të ruajtur dhe përdorur dhëmbët e tij.
Trajtimi ortodontik është absolutisht i pajtueshëm me mënyrën e jetesës së një të rrituri. Aktualisht, 30% e pacientëve tanë ortodontikë janë të rritur.
Dhëmbët e shëndetshëm mund të lëvizen në mënyrë ordinatike në çdo moshë. Shumë probleme ortodontike mund të korrigjohen, si dhe në fëmijët.
Të rriturit nuk janë në rritje dhe mund të kenë shkuar në prishjen ose humbjen e elementeve të dhëmbëve dhe resorptimin e kockave. Pra, trajtimi ortodontik mund të jetë vetëm një pjesë e planit të përgjithshëm të trajtimit të pacientit.
Edhe pse çdo rast është i ndryshëm, në përgjithësi një rast ortodontik zgjat 1 deri në 2 vjet. Koha e trajtimit ndryshon sipas disa faktorëve: ashpërsia e problemit, rritja e pacientit, reagimi i kockave dhe çamëve ndaj forcave që lëvizin dhëmbët, vëmendja e pacientit në ndjekjen e udhëzimeve të ortodontit mbi higjienën orale, dietën, bashkëpunimin e pacientit.
Në fund të trajtimit, në përgjithësi, duhet të përdoren kufizime për të stabilizuar rezultatin e arritur. Pas heqjes së pajisjes, dhëmbët mund të lëvizin nga pozicioni i tyre nëse nuk stabilizohen. Kufizimet janë të dobishme për të ruajtur rezultatin e marrë derisa kockat dhe indet e buta të përshtaten me ndryshimet e bëra nga trajtimi.